Feja islame- rruga e vertete

Xhamia e madhe ne PRISHTIN       }{     NDIKIMI I ISLAMIT NE GJEO.

Xhamia  e Madhe ne PRISHTIN

'SULLTAN MEHMED-FATIHU'

 

Kosova paraqet një thesar të pasur të monumenteve kulturo-historike të periudhave të ndryshme, të cilat shquhen për llojllojshmërinë, cilësinë, dhe rëndësinë historike të tyre. Në përbërjen e këtij thesari kulturo-historik bëjnë pjesë edhe ndërtimet pesëshekullore të periudhës osmane në këto territore.

Kultura materiale islame në Kosovë, po edhe në të gjitha trojet shqiptare, është shfaqur që nga depërtimit i Perandorisë Osmane në këto troje në shekullin XV, asokohe si bartëse kryesore e fesë, kulturës dhe qytetërimit islam. Krahas përhapjes së fesë e të kulturës islame në këto troje, paraqitet nevoja edhe për objektet ku do të kryheshin ritet dhe obligimet e fesë islame, prandaj në shumë vende-lokalitete u ndërtuan objekte përkatëse për qëllime të ndryshme:
1. Objekte për kryerjen e obligimeve dhe riteve fetare: xhami, mesxhide, tyrbe, teqe etj;.
2. Objekte për nevojat arsimore: medrese, mektebe, biblioteka (kutubhane);
3. Objekte të karakterit publik e social: hamame, ura guri, kroje publike, shtëpi banimi, kulla të sahatit, shatërvane, hane, imarete, kala (kështjella);
4. Objekte që shprehin qytetërimin islam: nishane mbi varrezat e myslimanëve, çarshi, bezistane, objekte banimi; dhe me kalimin e kohës dhe me shtimin e ndikimit të kulturës islame në viset tona, u përhapën edhe ndërtime e vendbanime të tëra në stilin oriental.

II

XHAMITË - janë faltore kryesore islame dhe objektet me monumentale dhe për nga numri janë monumentet me te shumta te ruajtura nga përmendoret e kulturës islame në Kosove. Ndër ne ndërtimi i tyre ka filluar menjëherë pas depërtimit osman.
Sipas të dhënave historike, ndërtimi i xhamive filloi menjëherë pas Betejës se Kosovës më 1389 (Xhamia e Çarshisë në Prishtinë). Ky aktivitet u zgjerua sidomos gjatë shek. XVI dhe në gjysmën e parë të shek. XVII, kur gradualisht mbisundon popullata islame sidomos në qytete.
Xhamitë janë te ndërtuara me gurë a tulla. Kryesisht janë të mbuluara me kube plumbi, te mbështetura mbi pandantive a trompe, por edhe me çati druri e me qeramidhe. Karakteristike arkitektonike të shumicës së xhamive, sidomos të atyre më të mëdhave, janë kubetë monumentale dhe minaret e holla e te larta.
Gjithashtu karakteristikë e këtyre xhamive është se brendia e mureve është pikturuar me arabeska, që kryesisht janë me vija gjeometrike dhe me motive bimore të gërshetuara e të stilizuara.
Në qendra të ndryshme të Kosovës kemi disa xhami që i takojnë mesjetës, që paraqesin vlerat arkitektonike të këtyre lloje të xhamive, siç janë p.sh.: në Prishtinë: Xhamia “Sulltan Murat” (Xhamia e Çarshisë) -(1444); Xhamia “Sulltan Mehmet – Fatih (Xhamia e Madhe) (1461); Xhamia “Ramadanije” (Xhamia e Llapit) (1470); në Gjakovë xhamia “Hadumë Agës” (1595); në Pejë “Bajrakli Xhamia” (1471); në Prizren Xhamia “Sinan Pasha” (1616)
Një ndër xhamitë më të rëndësishme jo vetëm për nga stili, por edhe për nga vlera s’ka dyshim se është xhamia “Sulltan Mehmed- Fatih” në Prishtinë që nga populli njihet edhe si Xhamia e Madhe.
Estetika, madhësia, bukuria e kësaj xhamie është aq tërheqëse, saqë, më të drejtë, është quajtur “Xhami Sulltanore” ose “Xhamia e sulltanit” dhe paraqet një ndër veprat më të bukura të artit Osman-Islam, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.

III

Xhamia-Sulltan-Mehmet-Fatih

Xhami “Sulltan Mehmet Fatih” është në rrugën “Nazim Gafurri” ,oborri i saj është në formë trekëndëshi dhe kufizohet me tri rrugë, dy rrugët anësorë qojnë drejt tregut të gjelbër, ndërsa rruga në anën e kiblës në anë djathit shkon (qonë) drejt qendrës së tashmë të qytetit, ndërsa në anën e majtë drejt parkut “Gërmia” .


Objeke të rëndësishme afër xhamisë:

Në pjesën lindore të xhamisë përtej rruge gjenden “Sahat Kulla”, gjimnazi “Sami Frashëri”, Teqeja e Kadirive dhe ndërtesa e AShAK, kurse ne jug të xhamisë është Hamami i Sulltan Mehmet Fatihut. Në oborrin e xhamisë është shatërvani nga mermeri. Shatërvani është i mbuluar me çati me qeremide dhe ka 16 çezme që shërbejnë për marrjen e abdesit.


Historiku i xhamisë

Xhamia e SuI/tan Mehmedit II (Fatihut) në Prishtinë, që njihet edhe si xhamia e madhe e Prishtinës, është ndërtuar me urdhër të Sulltan Mehmedit II në vitin 865 hixhri (1460/61), 8 vjet pas çlirimit të Stambollit.
Mbishkrimi i xhamisë gjendet mbi derën e xhamisë, mbi një copë të bukur mermeri me ngjyrë të zezë e përbërë prej katër rreshtave, në të cilin thuhet:


Sulltan Mehmed Fatihu baba i pushtimeve

Gjatë kohës së sundimit të vet ndërtoi xhaminë dhe zhvilloi kulturën në Perandori. Besimtarëve iu dha qetësia shpirtëror, duke u ndërtuar kopshti i Xhennetit.
Këtë ai e kishte quajtur si më të mirën vepër të tij, duke e thënë datën e ndërtimit me këto fjalë: “Ixhmai nehari” (mbledhja ditore) viti 865 hixhri”.
Nga mbishkrimi shihet se sulltan Mehmet Fatihu e ka ndërtuar këtë xhami në vitin 865 sipas hixhrit, që i përgjigjet vitit 1461 të erës sonë

Ne rea1izirnin e këtij objekti sakral si material ndërtimor konstruktiv është përdorur guri i latuar. Ndërkaq faqet e brendshme te mureve janë me tulla dhe të suvatuara. Sa u përket dekorimeve plastike, kjo është mjaft modeste, sado që ajo në një masë re vogël prezantohet në forme relievi të imët në minare si stalaktite në mihrab dhe në kapitole e shtylla te hajatit.

Xhamai është e ndërtuar sipas shkollës arkitektonike të Brusës. Xhamia është godine një hapësinore me kubenë me dimensione prej 14 m. Është ndërtuar me tulla nga brenda e me gurë të gdhendur nga jashtë.
Xhamia “Sulltan Mehmet Fatih” (xhamia e madhe) është e ndërtuar në stilin e “Ullu Xhamisë” që gjendet në Bursa, është e stolisur shumë bukur, dhe është ndër projektet me bukuri të rrallë të kohës kur është ndërtuar.
Xhamia është e ndërtuar me gurë të mëdhenj katrorë. Në mes ka kupolën kryesore në madhësi prej 13,50 m, kurse nga të katër anët gjinden kupolat me tre kënde.

Kupola kryesore dhe kupolat tjera mbulojnë këtë projekt madhështorë. Minarja e lartë, e hollë dhe e bukur është e ndërtuar gjithashtu prej gurëve. Kapaku i minares, kupola kryesore dhe tre kupolat e vegjël përpara janë të mbuluara me plumb.
Sikurse xhamia po ashtu edhe minarja nuk janë të suvatuar. Maja e minares është e mbuluar me bronz. Kur shikohet minarja mund të vërehet se ballkoni dhe pjesa e epërme e minares është e rinovuar.
Në xhami gjate viteve 1961 e 1962 u zhvilluan punimet në konservimin e tremes, ndërsa gjate viteve 1964 deri 1967 punime mjaft te ndërlikuara në sanimin e minares, kur u rrënua dhe u rimuros minarja mbi lartësinë prej 17 metrash.

Xhamia e Madhe përbehet nga këto pjese: salla e lutjeve (faljeve), hajati (portiku) dhe minarja.


Brendia e xhamisë

1. Brendia e xhamisë (Salla për namaz)
Brendia e xhamisë (Salla për namaz) ka vëllim unik dhe është e mbuluar me kube. Kjo salle ka planimetrin katrore me përmasa 14 m. dhe në të hyhet nga porta, që është e mbuluar me arkitrah. Salla me vëllimin e saj unik është e mbuluar me kube të konstruktuar drejtpërdrejt mbi te nëpërmjet pandantivave në qoshe.
Xhami është e shtuar me tepi bashkëkohore
Dimensionet e xhamisë në matjen e jashtme janë 17.55 x 18.00 m. pa llogaritur hajatin i cili ka 5.90 m. ndërsa brendia e sallës së xhamisë 14.00 x 14.00 m.
Madhësia e xhamisë mesatarisht thuhet se është 900 metra katrorë. Xhamia ka vend për 800 njerëz.


Mahfili

Mbi derën e hyrjes gjendet mahfili nga druri i cili është pak i thellë në lartësi prej 3.50 m. nga toka që mbahet nga 6 shtylla të drurit. Gjerësia e Mafilit është 2.55 m.
Në mahfil hyhet nga dritarja e djathtë më anë të shkallëve. Shkallët janë brenda murit.


Mihrabi

Mihrabi i xhamisë është nga mermeri dhe është mjaft e zbukuruar. Mihrabi është ne vend të lartë dhe në harmoni me stolitë e xhamisë.


Minberi

Edhe minderi i xhamisë është një monumentale, është i ndërtuar sipas traditës dhe stilit osman. Minberi i xhamisë është i ndërtuar nga mermeri është mjaft i bukur. Tre qoshet e tij, bukuria e vendosje së tyre dëshmon për mjeshtërinë e ndërtimit.
Hyrja e minberit është e stolisur me një kurorë të bukur. Në minber është i vendosur një dritare e vogël por mjaft e bukur. Tre qoshet janë të punuara me nga një rozetë. Minberi është i bojatisur me ngjyrë jeshile, por ka edhe disa ornomente të bukura që përshtaten me harmonin e xhamisë, këtu duhet veçuar ornamentin që gjenden në dy anët e minberit. Minberi ka 10 shkallë ndërsa gjerësia e tij është 1.10


Dritaret

Xhamia ka 37 dritare në madhësi të ndryshme. Dritaret janë të vendosura në katër nivele.
Dritaret, e nivelit të parë të pos që janë më të mëdha brenda kanë kapakun e bukur nga druri. Në të katër anët xhamia ka nga dy dritare të tilla që do të thotë 8 sish.
Ndërsa në dritaret e nivelit të dyte janë më të vogla dhe në tri anë ka nga tri dritare, ndërsa ana e hyrjes kryesore nuk ka këso dritare.
Dritaret e niveli të tretë janë më të vogla dhe në të katër anët ka nga 2 dritare, me të vetmin përjashtim që dritaret nga hyrja qendrore kanë formën e rrumbullakët.
Punimet e kapakëve te dritareve të kibles janë shumë të bukura. Kurse kapakët e dritareve tjera edhe pse janë ndërruar janë të bukura.

Dritaret e niveli të katër janë ato të bazës së kupolës ku janë 12 dritare, që do të thotë se kubja qendrore e xhamisë është në bazën 12 këndesh.


Dera hyrëse:

Dera e xhamisë është ndërtuar me pllaka të cilat në pjesën e epërme kanë formë të yllit 12 këndor. Sot dera e xhamisë është e ngjyrosur me ngjyrë jeshile. Dera e xhamisë hapet në dy anët.


2. Kupola qendrore

Kupola kryesore mbahet nga qoshet trekëndëshe dhe nuk është shumë e lartë. Gurët të cilët e rrethojnë kupolën i japin një bukuri tjetër xhamisë. Kupolat e pjesës së fundit të vendit të xhematit përbëhen nga pesë pjesë dhe janë tetë këndesh.


3. Hajati

Hajati (portiku) i xhamisë ka një zgjidhje tradicionale të këtyre ambienteve. Hajati mbulohet me tri kube të vogla ë njëjta. Kubet e hajatit janë në nivel më të ulët se kubeja kryesore dhe me dinamiken e me kontrastet e tyre ndikojnë në vlerën estetike të objektit. Kubetë janë të mbuluara me mbulese të plumbit


4. Minarja

Si pjese e pandare dhe me rëndësi është edhe minarja, e cila zakonisht është në vend të djathtë re sallës se lutjeve. Minarja si pjesë konstruktive-arkitektonike dhe funksionale veçohet për poligonalitetin dhe elegancën e saj. Si element i minares është edhe sherifja e cila shërben për kryerjen e ceremonive të caktuara fetare: thirrja e ezanit.
Minarja shumë këndshe shpreh tendencën e hollësisë maksimale.
Hyrja për në minaret është jashtë xhamisë, Minarja e xhamie është e lartë 120 shkallë, kurse në lartësi është shtathollë.
Maja e minares është e mbuluar me bronz.


Vlerat artistike të xhamisë arti ne kupol

Brendia është e dekoruar me omamentikë bimorë. Duke marre parasysh dimensionet (14,14 x 14.14 m.), konstruksionin, realizimin dhe elementet dekorative së bashku me kohën e ndërtimit, kjo xhami është një ndër objektet më të rëndësishme dhe më të vlefshme të periudhës osmane ndër ne.

Në këtë objekt monumental na prezantohen edhe dekorimet pikturave të realizuara në seko teknikë. Këto rea1izime të pikturave murale dekorojnë sallën e lutjeve me kube si dhe hajatin e xhamisë. Këtu, pos luleve të stilizuara, prezantohen edhe figura gjeometrike, motive arkitektonike, selvi dhe motivi i rrushit. Piktura është përqendruar kryesisht në dritare të sallës së lutjeve, në harqe dhe në padantive në kurore ku nga sistemi konstruktiv pandantiv kalohet në kube. Dekorime kemi edhe n vetë kubenë e objektit. Në piktura murale të xhamisë dominon ngjyra e kaltër me nuanca të saj dhe e përhimëta. Rozeta si nje tërësi kompozicionale është realizuar me ngjyre të kuqe (qeramidhe) me të gjelbër, të përhimet dhe të zeze. E zeza kryesisht i konturon motivet florale dhe gjeometrike të rozetës.
Në mes të kupolës gjendet një rozetë. Pjesa e epërme e kupolës është e punuar me motive trëndafili dhe gjethe të bimëve. Figurat janë të punuara më një art mallëngjyes, figurat janë me ngjyrë të kaltër, të gjelbër dhe të kuqe dhe shtrihen deri te dritaret e poshtme.


Ilustrimet në kupolat e hajatit

Brendësia e dritareve në pjesën jugore është e zbukuruar me shkrime të bukura. Në pjesën jugore dritaret e epërme janë ne formë gjysmë harku dhe xhamat i kanë ne forme trëndafili.

Në saje të elementeve konstruktive, formës arkitektonike, proporcioneve dhe vlerës estetike të objektit, kjo xhami bënë pjesë në rendin e ndërtimeve me të vjetra
të realizimeve arkitektonike të konfesionit islam jo vetëm në Prishtinë e në Kosovë, por edhe më gjerë.


Gjendja e xhamisë sot

Me gjithë që xhamia “Sulltan Mehmet-Fatih” është një ndër monumentet e rralla të trashëgimisë islame jo vetëm në venin tonë por edhe më gjerë, si për kah aseptik historik, ashtu edhe nga ana arkitektonike dhe artistike, edhe pse xhamia prej kohësh është shpaluar si objekt monumental i mbrojtur Instituti Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, xhami sot gjendet në një situatë shumë të rëndë, e për këtë kanë ndikuar shumë faktorë:
1. qasja jo adekuate ndaj objekteve të trashëgimisë islame
2. mostrajtimi adekuat me masa restauruese dhe konzevuese siç e kërkon një objekt i mesjetës
3. moskujdesi i duhur nga institucionet kompetente
4. dëmtimet nga koha
5. atakimi nga ndërtimit për rreth madje edhe në vet oborrin e xhamisë
6. atakimi nga rruga përball xhamisë sidomos kur lëvizin mjetet me tonazh të madh
7. atakimi nga të reshurat atmosferike


Dëmtimi i xhamisë

Të gjithë këta faktor kane ndikuar që xhami sot është në një gjende të vështirë madje shtyllat që mbajnë kupolat e hajatit kanë lëvizur për disa centimetra dhe rrezikojnë që në një të ardhme të afet të bijë, ndërsa në kupolën qendrore në disa vende depërtojnë të reshurat atmosferike gjë që rrezikojnë stabilitetin e saj. Në gjendje të vështirë është edhe pjesa e poshtme e minares ngase pjesa e epërme është restaurua në vitet e 60 të shekullit të shkuar. Në gjendej hiq më të mirë nuk është as ana e jashtme e kbiles se xhamisë e cila i nënshtrohet një atakimi të rëndë nga rruga-trotuari që kalon rreth xhamisë. Këtu xhamia atakohet nga të reshurat atmosferike që bien në trotuarin e çimentuar dhe nga mjeteve me tonazh të madhe të cilat atakojnë sidomos murin rreth tokës kjo mund të vret shumë qartë.

Edhe brendia e xhamisë lenë shumë për të dëshiruar, është bërë elektrifikimi jo adekuat me harminë e xhamisë, për çudi janë hequr kandilat dhe janë zëvendësuar me një të ashtuquajtur llambander postmodern, ndërsa tash së fundi megjithëqë objekt i mesjetë dhe objekt monumental në dy anët e xhamisë janë vendosur klimatizues modern.
Duhet thënë edhe këtë se edhe anës artistike të xhamisë nuk i është kushtuar kujdes meritor në shumë raste është dëmtuar duke vendosur në murin e xhamisë levha dhe gjëra të ndryshme. Ajo që bie në sy për të keq është se brenda xhamisë me të hyrë në anën e majtë tash e sa kohë është improvizuar një dhomë me material druri, kjo dhe veprime që përmendem më lartë mendoj se nuk duhet toleruar në një objekt monument.
Por, në përfundim duhet thënë se disa veprime që janë bërë në xhami janë të riparueshëm por duhet shtuar kujdesi institucional që xhamia sa më parë të restaurohet dhe të trajtohen sipas norma adekuate si objekt i rëndësi së veçantë, si objekt kulture që në vete ngërthen vlera të çmuara nga e kaluar jonë.



Literatura:
-Husref Redzic: Pet Osmanlijski Spomenika na Kosovi i Metohiji, Starine Kosova i Metoheija, knjiga I, Pristina 1961, st. 97;
-Raif Virmiça: Fatih Sulltan Mehemd Han Camii (Camii Kebir) 865/1460-1461), Kosova’da Osmanli mimarleri, Ankara 1999, sayfa 210-215
-Mr. Tefik Morina: Monumentet e Kulturës Islame në Kosovë dhe mbrojtja e tyre gjatë periudhës 1945-1992; Feja Kultura dhe Tradita Islame ndër shqiptar, Prishtinë 1995, fq. 518-527
-Mr. Fejaz Drançolli: Disa ndërtime arkitektonike islame në shek. XIX dhe në fillim të shek. XX; Feja kultura dhe tradita islame ndër shqiptar, Prishtinë 1995, fq. 167-174.
-Nail Halimi: Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut në Prishtinë, sipas përshkrimeve të Hajrullah ef. Zaimit më 1956, Dituria Islame nr. 154, fq. 52-53



Ppunim i botuar tek revista “Edukata Islame” nr. 82, Prishtinë 2007, fq. 171-186)

 

 NDIKIMI I ISLAMIT NE GEOGRAFI

  Gjeografia ka qenë disiplina e parë shkencore, së cilës arabët dhe myslimanët i kanë kushtuar rëndësi të posaçme. Nga lëmia e gjeografisë janë shkruar shumë vepra.
Nuk dëshiroj këtu të flasë mbi zhvillimin historik të gjeografisë arabe,as për veprat e mëdha që kanë shkruar gjeografët arabë dhe myslimanë me të cilat e kanë begatuar trashëgiminë kulturore të njerëzimit në këtë disiplinë shkencore.
Këto vepra shkencore,si dhe shumë instrumente të navigacionit dhe harta gjeografike, i kanë shfrytëzuar lundruesit evropian në udhëtimet e tyre rreth botës dhe në zbulimin e hulumtimin e pjesëve të ndryshme të planetit tonë.

Gjeografia - nevojë për arabët

Interesimi i arabëve për gjeografi, në masë të madhe, është fryt i mesit në të cilin kanë jetuar. Aktiviteti i tyre i parë ka qenë në shkretëtirë. Ajo i ka detyruar të mbledhin sa më shumë shënime (informata) gjeografike. Lëvizja në shkretinë ka qenë shumë e vështirësuar dhe gati e pamundur po që se nuk ka pasur shënime të duhura mbi yjet dhe trupat e tjerë qiellorë,të cilët arabëve u kanë shërbyer si mjete të vetme të orientimit në hapësirë. Edhe si blegtor ata kanë qenë të detyruar të njohin rrethin e afërt dhe të largët,që të mund të gjejnë burime të reja të ujit dhe kullosa të begatshme.

Poezia paraislame arabe përfshin shumë fakte gjeografike dhe përshkruan shumë dukuri,ngjarje në shkretëtirë dhe,si e tillë,ajo është bërë njëri prej burimeve të rëndësishme të gjeografisë arabe. Në poezinë paraislame hasim në shumë emra të rrafshinave,të burimeve,të bjeshkëve,të kodrave dhe të vendeve historike. Vetëm një shikim në shtatë apo dhjetë "muallaka" tregon se sa rëndësi i kanë kushtuar arabët gjeografisë dhe rrethit në të cilën kanë jetuar. Këto njohuri gjeografike janë përcjell brez pas brezi. Kultivimi i poezisë ka qenë diç më hyjnore,së cilës arabët, gjatë shekujve, i kanë kushtuar rëndësi të madhe. Për këtë arsye nuk duhet të habitemi nëse gjeografinë e gjejmë në mes të disiplinave shkencore me të cilat, zakonisht, janë marrë filozofët. Al-Asmei (shek. 8) ka qenë filozof i madh, por njëkohësisht ka qenë edhe gjeograf i madh. Lidhja e filozofisë me gjeografinë është mbajtur deri në kohën e re. Kjo shihet edhe te Al-Zubejdi në fjalorin e tij të madh "tagj al-ans".


Islami zgjon interesimin për gjeografi

Islami është paraqitur në shekullin e shtatë dhe, vetëm pas dy shekujve, Shteti Islam ka përfshirë një territor të madh në kontinentin e Azisë dhe të Afrikës. Ky zgjerim i Shtetit Islam ka shtuar nevojën e interesimit më të madh për gjeografinë e territoreve të çliruara. Ky interesin ka qenë nevojë nga aspekti politik, administrativ dhe tregtar me qëllim që të njihen vendet e çliruara, rrugët dhe largësia e disa regjioneve të një shteti kaq të madh. Ndërsa,para kësaj edhe haxhi, njëri nga shtyllat e islamit, ka paraqitur nevojën e njohjes së rrugëve tokësore dhe detare deri në Mekke dhe Medine. Njëkohësisht Haxhi ka qenë edhe faktor shumë me rëndësi për zgjerimin e marrëdhënieve dhe për këmbimin e mendimeve mes myslimanëve. Mekkeja u bë qendër në të cilën mblidheshin me dhjetëra mijëra myslimanë të nacionaliteteve të ndryshme nga mbarë bota. Mes tyre ka pasur udhëpërshkrues,të cilët kanë shkruar udhëpërshkrime me vlerë të përhershme.


Arabët dhe trashëgimia e vjetër kulturore

Me zgjerimin e shtetit islam,myslimanët kanë ardhur në kontakt me kulturën dhe civilizimin greko-romak, prej së cilës, edhe pse ishte e bazuar në idhujtari, kanë arritur të veçojnë ato vlera të cilat nuk kanë qenë në kundërshtim me ideologjinë islame.

Puna kërkimore-shkencore para paraqitjes së islamit ishte në rënie të vazhdueshme. Shkencëtarët grek dhe ata që kanë pranuar filozofinë e tyre nuk kanë arritur t’i kënaqin filozofët-teologë krishterë në shekujt e parë të krishterimit. Arabët,me formimin e shtetit të tyre e kanë ringjallur filozofinë greke, shkencën dhe kulturën dhe kështu kanë vënë lidhje në mes të kulturës së vjetër e të pasur me të arriturat e reja shkencore. Grekët kanë qenë popull i civilizuar dhe me kulturë, romakët kanë qenë luftëtar dhe pushtues, ndërsa myslimanët i kanë pasur që të të dy këto veti. Myslimanët kanë krijuar shtet të madh,i cili ka qenë i mbështetur në themelet e sigurta me ligje dhe kulturën që nuk ka qenë e kënaqur vetëm me atë lokale, por ka pranuar të arriturat kulturore të popujve tjerë,të cilët i kanë paraprirë historisë së njerëzimit. Me çlirimin e Sirisë arabët kanë ardhur në kontakt me krishterët nestorian, mbrojtës të njohurive të vjetra dhe,prej tyre,kanë marrë dhe përkthyer shumë vepra greke dhe njohuri të popujve lindorë.

Pas çlirimit kanë filluar punën kërkimore-shkencore. Halifët prej dinastisë Abbasite kanë meritë të madhe për to. Ata kanë përkrahur këtë punë kërkimore-shkencore kështu që në gjuhën arabe janë përkthyer veprat më të njohura dhe më të mëdha,të shkruara në gjuhë të tjera. Në këtë aspekt kanë qenë tolerant deri në kufi të fundit. Ata kanë shfrytëzuar njohuritë nga të gjitha vendet e botës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare dhe nacionale. Kulminacionin e vet kjo punë shkencore e ka arritur në kohën e halifit Al-Me'mun. Flitet se përkthyesve ua ka paguar me ari peshën e veprës së përkthyer. Bizantinasit janë çuditur me këmbënguljen e myslimanëve që,në kuadër të ndonjë kontrate,t'iu jepet edhe ndonjë vepër greke.

Duke iu falënderuar aktivitetit përkthyes të myslimanëve, shumë dorëshkrime greke janë ruajtur nga shkatërrimi kështu që përkthimi në këto suaza u bë njësoj e rëndësishme sikurse edhe krijimtaria origjinale. Fati ka qenë që shkenca greke ka qenë shumë e zhvilluar në Siri kur atë e kanë çliruar arabët, kështu që përkthyesit gjerësisht I kanë sqaruar tekstet më pak të qarta greke dhe,në këtë mënyrë,i kanë lehtësuar shkencëtarëve të perëndimit që më lehtë të kuptojnë dhe të thellohen.

Në këtë mënyrë myslimanët kanë ruajtur ato vlera në të cilat sot mbështetet kultura dhe civilizimi evropian, kanë ruajtur civilizimin dhe kulturën greke e me këtë edhe lidhjen në mes të së kaluarës dhe të sotmes së Evropës.


Arabët dhe njohuritë gjeografike greke

Njohuria gjeografike greke kulminacionin e vet e ka arritur në kohën kur Ptolomeu ka shkruar veprat e tij "Sistemi i madh matematikor i astronomisë" dhe "Hyrja në gjeografi". Nuk do të teprojmë nëse themi se zbulimet e vjetra gjeografike janë kryer me paraqitjen e këtyre veprave. Prej kësaj kohe dhe gjatë tërë shekujve mesjetar Evropa ka jetuar në detin e errësirës. Myslimanët kanë ruajtur kulturën e vjetër greke,të cilën e kanë trashëguar. Veprat e para që kanë tërhjekur vëmendjen e arabëve janë veprat e cekura të Ptolomeut nga gjeografia.

Veprën,"Sistemi i madh matematikor i astronomisë" e ka përkthyer në gjuhën arabe Al-Hagjagj ibn Jusuf bin Meta (786-835) me titulla "Al-Magest". Këtë përkthim më vonë e ka reviduar Ibn Kurra al-Hurani (834-901) pas të cilit teksti në gjuhën greke është humbur, ndërsa ka mbetur përkthimi në gjuhën arabe të cilën në shek. XII në gjuhën latine e ka përkthyer Zherardi nga Kremona (1175). Ky përkthim paraqet vetëm një pjesë të aktivitetit përkthyes të Zherardit,e cila është e lidhur për të gjitha disiplinat shkencore dhe për shumë shkrime greke të cilat janë përkthyer në gjuhën arabe.

Vepra e dytë e Ptolomeut "Hyrja në gjeografi",e cila në mes të myslimanëve ishte e njohur me titull "Gjeografia",është përkthyer disa herë, ndërsa prej përthimeve më të mira janë përkthimet e Sabit ibn Kurra-s dhe Muhammed ibn Musa al-Havarizmit (ka vdekur më 850). Kur ka shkruar veprën e vet të njohur "Suret al-Erd" (Përshkrim i Tokës) në dorë ka pasur "Gjeografinë" e Ptolomeut, për të cilën Nollino, orientalist i njohur italian, thotë se nuk ekziston asnjë vepër evropiane të cilën mund ta krahasojmë me veprën e Al-Havarizmit - me shkrimin më të vjetër arab nga gjeografia, edhe pse Al-Havarizmi në Evropë më shumë është i njohur si matematikan se sa si gjeograf. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat në të cilat ka jetuar dhe vepruar Al-Havarizmi, Sartoni konsideron si matematikan më të madh të të gjitha kohërave.


Evropa dhe kontaktet e saj me shkencën arabe

Shkenca arabe ka rëndësi botërore. Ajo ka pasur sukses që t’ua përcjellë popujve të krishterë të Evropës Perëndimore trashëgiminë e vjetër kulturor të Lindjes e të Perëndimit. Popujt evropian kanë ardhur në kontakt me shkencën arabe në Siri gjatë luftërave të kryqëzatave, në Sicili dhe në shtetet arabo-evropiane në Spanjë.

Në shekullin e pestë hixhri ose shek. XI e.r. filluan luftërat e kryqëzatave. Këtyre konfrontimeve Evropa ia mveshi petkun fetar dhe në këtë mënyrë tentoi të fshehë qëllimet e veta kolonialiste. Luftërat e kryqëzatave kanë zgjatur gati dy shekuj me radhë. Okupuesit evropian kanë menduar se në vendet arabe do të hasin në një popull primitiv dhe të pakulturuar. Mirëpo duke ardhur në kontakt me kulturën dhe civilizimin arabo-islam ata kanë qenë të detyruar që ta ndërrojnë këtë mendim. Arabët kanë qenë në nivel të njëjtë kulturor sikur edhe bizantinasit të cilët evropianët i kanë marrë si shembull të popullit kulturor dhe progresiv. Për këtë arsye luftërat e kryqëzatave kanë marrë kahje tjetër dhe janë shndërruar në aktivitet të vjeljes kulturore,përmes të cilës Evropa është njohur me të arriturat shkencore arabo-islame dhe popujve të tjerë lindorë.

Arabët qysh në shekullin e IX kanë zotëruar me Sicilinë. Më vonë ata i kanë shtytur normanët. Normanët kanë qenë adhurues të mëdhenj të shkencës dhe të mendimit shkencor.

Ata kanë pranuar kulturën dhe civilizimin arabo-islam. Marrëdhëniet e mira në mes të krishterëve dhe myslimanëve në ishull si dhe ekzistimi i gjuhës arabe, pranë asaj latine, më shumë kanë kontribuar bashkëpunimit shkencor në mes të dy popujve në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore.

Shembull tipik të një bashkëpunimi të tillë kemi te Al-Idrizi, gjeografit dhe hartografit më të madh të shekullit mesjetar,i cili ka punuar në oborrin e Roxherit të II (rreth 1095-1154, mbret i parë sicilian, djali i Roxherit të I, grof i Sicilisë) në Palermo të Sicilisë. Përveç këtyre dyve ka ekzistuar edhe qendra e tretë e kontaktit të Perëndimit me kulturën dhe civilizimin arabo-islam. Ajo qendër ka qenë Spanja arabe (Andaluzia). Spanjës i takon vendi i parë dhe më meritor në përcjelljen e kulturës dhe civilizimit arabo-islam në Evropë. Perëndimi ka ditur më shumë mbi Spanjën se sa mbi Lindjen e Afërt. Universitetet e Spanjës kanë qenë qendra të cilat i kanë vizituar studentët nga të gjitha viset e Evropës.

Në të njëjtën kohë kur luftërat e kryqëzatave kanë arritur kulminacionin e vet, në shek. XII në Spanjë,me të madhe,kanë punuar shkollat e përkthyesve, posaçërisht shkolla përkthyese e Toledos,e cila ka arritur të përkthejë veprat më të mëdha dhe më të rëndësishme arabo-islame në gjuhën latine, gjuhë e shkencës në të gjitha viset e Evropës, dhe të të folurit në shumë viset e Spanjës,. Nga kjo kohë fillon ndikimi kulturor dhe shkencor arabo-islam në Evropë dhe në mendimin evropian,e cila do të zgjasë gati plot tre shekuj.

Edhe pse shkolla përkthyese e Toledos nuk ka pasur dimensionet e shkollës përkthyese të Bagdadit, prapë se prapë ka pasur rol të madh në përhapjen e shkencës,të kulturës dhe të civilizimit arabo-islam në Evropën Perëndimore dhe të Mesme.

Edhe pse kjo vulë e madhe e krijimtarisë shkencore dhe kulturore, e cila ka filluar në Egjipt, Babiloni, Asiri dhe Feniki, është udhëzuar në Greqi,e cila më vonë, është kthyer prapë në formë të kulturës dhe të civilizimit grek,të cilën arabët e kanë punuar dhe plotësuar me burime indiane dhe pastaj kanë përshkruar në veprat e veta shkencore, pastaj si të tillë,nëpërmjet të Afrikës,kanë transmetuar në Spanjë, prej së cilës përmes qendrave shkencore janë shpërndarë në Francë, Gjermani, Itali, Angli dhe në vende të tjera të Evropës.


Ndikimi i gjeografisë arabo-islame

Nuk dëshirojmë këtu të flasim mbi kontributin e myslimanëve në këtë disiplinë shkencore, posaçërisht në gjeografinë deskriptive dhe në astronomi, sepse mbi këto janë shkruar me dhjetëra libra në shumë gjuhë. Por dëshirojmë vetëm të tregojmë dhe të sqarojmë se si shkrimet arabo-islame kanë qenë bazë në të cilën është mbështetur renesanca evropiane e kohës së re. Shkencëtarët arabo-islam përmes vëzhgimeve astronomike dhe shqyrtimit të traditës e kanë ndarë atë që është e vërtetë dhe shkencore nga jo e vërteta.

Ata ua kanë ndriçuar rrugën lundruesve evropian, të cilët, kanë pranuar të arriturat e tyre dhe kanë vazhduar udhëtimin rreth botës në zbulimin dhe hulumtimin e pjesëve të pazbuluara të planetit tonë.


Zbulimet gjeografike

Zbulimet gjeografike dhe udhëtimi në pjesët e pazbuluara të botës kanë qenë pikënisje e zgjimit evropian. Këto zbulime gjeografike nuk do të kishin sukses sikur evropianët të mos kishin arritur deri te shkrimet gjeografike arabo-islame dhe te instrumentet e navigacionit,të cilët ua kanë lehtësuar lundrimin në detin e hapur. Myslimanët kanë dhënë kontributin e vet të plotë në zbulimin e pjesëve të pazbuluara të botës. Ata kanë njohur tërë Evropën me përjashtim të pjesëve veriore të saj,të cilët edhe vetë evropianët e kanë zbuluar në kohën e re. Gjithashtu kanë njohur Azinë Jugore dhe Jugperëndimore, Afrikën Veriore deri në Ekuador, madje edhe nën te. Ata hollësisht kanë përshkruar pjesët të njohura për ta të botës. Al-Mesudi, për shembull, në veprat e veta ka shkruar mbi erërat sezonale në Oqeanin Indian dhe ndikimin e tyre në lundrim.

Al-Biruni ka konstatuar se India në të kaluarën ka qenë gji detar të cilin lumenjtë nga Himalajet e kanë mbushur me shtresa pjellore dhe kështu e kanë shndërruar në tokë pjellore. Ai ka treguar edhe mbi të ashtuquajturat kohët e detit dhe ka sqaruar se ato lindin nën ndikimin e forcës tërheqëse të Hënës në sipërfaqe të detit. Përveç kësaj, gjeografët mysliman kanë folur mbi gjeografinë ekonomike të vendeve që kanë njohur, mbi pasuritë nëntokësore, prodhimet bujqësore, rrugët, popullsinë, jetën shoqërore dhe sociale. Puna kërkimore-shkencore sot ka vërtetuar rëndësinë e të dhënave (shënimeve) të cilat i kanë mbledhur gjeografët arabo-islam mbi vendet e pazhvilluara. Këto shënime mbi vendet e pazhvilluara më vonë i kanë shfrytëzuar udhëpërshkruesit dhe hulumtuesit evropian në periudhën e zbulimeve të mëdha gjeografike. Është konstatuar dhe vërtetuar se Evropa e ka njohur Afrikën dhe brendinë e saj vetëm përmes shënimeve arabo-islame. Relievi ka qenë pengesë për hulumtimin e brendisë së saj, kështu që aktiviteti i tyre ka qenë i kufizuar rreth brigjeve, ndërsa tërë pjesa veriore ka qenë e njohur vetëm myslimanëve. Shënimet e myslimanëve kanë qenë burimi i vetëm për gjeografinë e kësaj pjese deri në shek. XIX. Mjafton të cekim vetëm Az-Zejatin, i njohur në Evropë me emrin Leon i Afrikës dhe veprën e tij "Përshkrimi i Afrikës" në të cilën detajisht ka përshkruar pjesën veriore të Afrikës. Këtë vepër vetë Leoni e ka përkthyer në gjuhën italiane,derisa ka qenë në shërbim te papa Leo X.


Detaria dhe navigacioni

Udhëpërshkruesit evropian,në masë të madhe,janë bazuar në burimet islame gjatë zbulimit të pjesëve të panjohura të botës. Kjo shihet qartë edhe te Marko Pollo i cili ka përdor shumë emra gjeografik në format arabo-islame dhe persiane. Në shumë udhëpërshkrimet e veta Marko Pollo ka cekur njohuritë,të cilat i ka marrë nga burimet arabo-islame (vizatimet dhe hartat e lundruesve mysliman në Cejlon).

Është dashur që të kalojnë shumë gjenerata të lundruesve evropianë që njohuritë e tyre mbi Oqeanin Indian t’iu ofrohen përmes njohurive myslimane. Njohuritë myslimane për këtë oqean kanë qenë bazë mbi të cilën është mbështetur navigacioni evropian i kësaj pjese të botës. Portugezët,qysh nga koha e princit Enrikut Lundrues,kanë tentuar disa herë që të arrijnë në Indi. Kur lundruan kah brigjet perëndimore të Afrikës,tentuan që të mos largohen shumë prej brigjeve. Në vitin 1487 Bartollomeo Diazi ka arritur që të lundrojë rreth Kepit të Shpresës së Mirë, të cilën e ka emërtuar Bregu I Stuhisë(Cebtomentosa), për shkak të stuhisë dhe erërave të fuqishme në të cilat ka hasur gjatë lundrimit rreth saj. Dijazi ka vërejtur që bregu kthehet kah verilindja dhe për këtë arsye ka vendosur të kthehet në Lisabon.

Pas tij, me të njëjtën rrugë, ka ecur Vasko de Gama. Ka kaluar rreth Kepit të Shpresës së Mirë dhe me vështirësi të madhe ka vazhduar rrugën deri në Malindi Kambi (Kenija e sotme). Këtu, prej detarëve mysliman,është informuar se India gjendet në largësi prej rreth 600 ferseh larg kontinentit të Afrikës. Në Malindi, Vasko de Gama qëndroi disa javë duke menduar si të kalojë Oqeanin Indian, për të cilin ka pasur njohuri të pakta,dhe të arrijë në brigjet perëndimore të Indisë. Ishte më se e sigurt se udhëtimi i Vasko de Gamës këtu do të përfundonte. Mirëpo, duke iu falënderuar marrëdhënieve të mira në mes të tij dhe mbretit kambijas, si dhe marrëdhënieve të mira me pilotin Shihabudin Ahmed ibn Maxhidit, njohës i mirë i Oqeanit Indian, Vasko de Gama ka vazhduar rrugën dhe ka arritur në brigjet perëndimore të Indisë më 14 maj 1498,pa vështirësi të madhe. Vasko de Gama me atë rast ka qenë i habitur me shkathtësinë e udhëheqësit mysliman dhe me diturinë e tij për orientim me ndihmën e yjeve.

Deri në atë kohë portugezët për orientim kanë shfrytëzuar Diellin, çka do të thotë se udhëtimi i tyre gjatë natës ka qenë shumë i rrezikshëm.

Historiani Joao de Barros i cili ka udhëtuar me Vasko de Gamën thekson, duke mos përmendur emrin e Shihabuddin Ahmed ibn Maxhidit, se Vasko de Gama e njohu këtë udhëheqës me astrollabin e madh të drurit, me diametër 60 cm dhe busull. Mirëpo, e gjithë kjo nuk e befasoi ibn Maxhidin, por u befasua lundruesi portugez kur ibn Maxhid ia tregoi hartat detare me sistem koordinativ dhe astrolabin e metalit si dhe instrumente të tjera, me të cilat janë shërbyer lundruesit mysliman.

Shumë historian , duke shkruar për udhëtimin e Vasko de Gamës, pajtohen se udhëheqësi i ekspeditës portugeze ka qenë arab, por nuk pajtohen rreth emrit të tij. Mirëpo, a është ai ibn Maxhidi apo ndonjë arab tjetër,me ndihmën e tij Vasko de Gama ka arritur në brigjet perëndimore të Indisë. Është e njohur në qarqet shkencore se termini oqeanografi i pari e ka përdor Shihabuddin Ahmed ibn Maxhid. Nga lëmia e oqeanografisë ka shkruar disa vepra të vlefshme. Në mes tyre, me siguri, më e njohura është "Al-Fevaid". Ai është fryt i eksperiencës së pasur dhe udhëtimit të tij në Oqeanin Indian, në Detin e Kuq dhe Kinez. Këtë vepër në gjuhën frënge ka përkthyer dhe botuar orientalisti francez Gabrijell Ferand (1921-1923). Në këtë libër ibn Maxhid, ka shkruar mbi njohuritë e tij teorike dhe praktike mbi këto detra,mbi thellësitë e tyre, kanalet, ujdhesat, gjitë dhe erërat sezonale. Kjo është vepra më e rëndësishme e shkruar në shekullin mesjetar nga lëmia e oqeanografisë. Ajo paraqet njëkohësisht efektin e përparimit të madh të navigacionit mysliman në detari. Çdo vepër në shekujt e mëvonshëm, të shkruar mbi gjeografinë e Azisë, siç thekson Joao de Barros, është marrë nga burimet gjeografike arabo-persiane.


Instrumentet shkencore

Rezultate kaq të mëdha myslimanët, i kanë arritur duke iu falënderuar instrumenteve të konstruktuara precize. Gjatë lundrimit në detin e hapur kanë shfrytëzuar gjilpërën magnetike. Disa konsiderojnë se busulla është shpikje kineze, ndërsa të tjerët mendojnë se ajo është greke, ndërsa Gustav Le Ron,në veprën e vet mbi kulturën dhe civilizimin arabo-islam,pohon se busolla është instrument origjinal arab. Në mes të instrumenteve greke,që njëkohësisht janë përdor në detari,kanë qenë: astrollobi dhe armili. Krahas këtyre instrumenteve myslimanët kanë pasur instrumentet e tyre origjinale të cilat i kanë konstruktuar vetë si për shembull: ora e diellit, kolure, katrori etj. Tipi i përsosur i astrollobit "safihah" të Az-Zerkovit ka pasur ndikim të madh te evropianët dhe ka qenë i njohur nga lundruesit evropian disa shekuj me radhë.

Instrumenti "sudas-al-fahri" i Al-Havkudijevit ka qenë bazë e instrumentit bashkëkohor,të njohur me emrin sekstant. Në mes të astronomëve të shumtë mysliman,të cilët kanë konstruktuar një numër të madh instrumentesh në observatoriumin "Sheref al-devle" të Bagdadit,kanë qenë edhe Al-Kavhi dhe As-Sagani.

Për këtë arsye nuk është për t’u befasuar që arabët kanë qenë njohës më të mirë të yjeve dhe janë shërbyer me to për orientim në detin e hapur. Edhe sot, shumë emra të yjeve në gjuhët evropiane kanë bazë arabe si p.sh. Achernar, Aldebaran, Alaid, Altair, Betelguese, Centaurus, Markab, Mirfak, Regal, Famalhut etj.

Ekspozimi ynë do të ishte shumë i gjatë po që se do të flisnim mbi terminologjinë arabe e cila ka kaluar në Evropë dhe këto evropianët i kanë përdor në origjinal.


Madhësia dhe forma e Tokës

Për sa i përket formës dhe madhësisë së Tokës Evropa mesjetar ka qenë shumë e ndarë. Formën e rrumbullakët të tokës Augustini i shenjtë e ka konsideruar të pamundur.

Ibn Hordazbeh (ka vdek më 885 e.r.) , Ibn Rusteh (ka vdekur më 903 e.r.), Al-Mesudi, Abu al-Fida dhe shumtë tjerë, pohimet e tyre mbi formën e rrumbullakët të tokës kanë dhënë edhe argumente. Abu al-Fida si argument mbi formën e rrumbullakët të Tokës cek se këndi prej së cilës shikohen yjet në drejtim të veriut rritet nëse shkohet në drejtim të veriut, ndërsa është më e vogël ndaj yjeve të cilët gjinden në pjesën jugore nëse largohemi prej tyre. Këtë kuptim mbi formën e rrumbullakët të Tokës, në të vërtetë, ka treguar lundrimi i Kolombos në drejtim të Perëndimit mund të çojë deri në Juglindje të Azisë dhe Kinës. Gjeografët arabo-islam, pasi kanë konstatuar se Toka ka formë të rrumbullakët, kanë tentuar të masin edhe madhësinë e saj. Greku Eratosten është i pari i cili ka arritur përafërsisht të matë gjatësinë e meridianit në mes të dy poleve dhe, përmes kësaj edhe madhësinë e tokës. Ai ka vërejtur se gjatë verës Dielli gjendet në zenit mbi Asuan, ndërsa devijon për një të pesëdhjetën e rrethit mbi Aleksandri. Për të fituar perimetrin e tokës sipas meridianit, ai gjatësinë në mes të Asusit dhe Aleksandrisë e ka shumëzuar me pesëdhjetë dhe ka konstatuar se gjatësia e meridianit është 66,2 milje.

Matja e gjatësisë së meridianit nga ana e arabëve ndaj matjes së grekëve dallohet nga që arabët drejtpërsëdrejti e kanë matur largësinë e dy pikave në provincën Sergjov në Irakun Verior. Matja është bërë gjatë kohës së halifit Al-Me'mun, nën kontrollin e djemve të Musa ibn Shakirit, astronomëve dhe matematikanëve të njohur mysliman. Rezultati i matjeve ka qenë 56.625 milja arabe. Këtë rezultat pastaj e kanë shumëzuar me 360 dhe në këtë mënyrë kanë fituar perimetrin e Tokës nëpër pole e cila shumë pak dallohet nga gjatësia e vërtetë e matur në të njëjtin vend.

Shkencëtarët grek kanë pohuar se Toka është e palëvizshme, që nuk lëviz dhe gjendet në qendër të kozmosit. Këto pohime të tyre kanë pranuar edhe shumë gjeograf arab. Por ka pas të tillë, të cilët kanë hudhur sistemin gjeocentrik. Në mesin e tyre padyshim janë: As-Singjari, Ash-Shirazi, Abu al-Feregj, Ash-Shami etj. Kuptimi mbi sistemin heliocentrik te mendimi arabo-islam ka paraprirë disa shekuj para asaj evropiane, dhe në të vërtetë, ka qenë udhë për Kopernikun,i cili në gjysmën e shek. 16 ka vërtetuar se Toka dhe planetët tjerë rrotullohen rreth Diellit. Është për tu befasuar se Koperniku është vonuar në vërtetimin mbi lëvizjen e trupave qiellor deri në gjysmën e shek. 16, krahas bazave shkencore të hershme myslimane.


Hartografia

Arabët kanë vërejtur se harta është vegël më e rëndësishme në duart e gjeografëve dhe për këtë arsye kësaj dege të gjeografisë ia kanë kushtuar rëndësi të posaçme. Muhammed ibn Musa al-Havarizmi dhe Al-Behli janë në mes të gjeografëve të parë arabo-islam të cilët veprat e veta i kanë plotësuar me harta gjeografike. Krahas veprës së Al-Havarizmit "Suret al-erd" gjendet përmbledhja e hartave gjeografike,ndërsa krahas veprës së Al-Belhit "Suver al-ekalim", teksti origjinal i të cilit është humbur, gjendet edhe atlasi i parë arab. Gjatë kohës së halifit Al-Me'mun një grup shkencëtarësh mysliman ka punuar në përpilimin e hartës gjeografike të cilën Al-Mesudi e ka emërtuar "As-shra al-Me'munija". Si bazë për përpilimin e saj ka shërbyer gjeografia e Ptolomeut. Ajo ka qenë më e mirë dhe më e qartë ndaj hartave gjeografike të Ptolomeut, Marinos dhe hartografive të tjera antike. Edhe pse arabët nuk kanë qenë origjinal në hartografi, ata kanë ruajtur trashëgiminë e vjetër nga hartografia. Ata fuqimisht kanë qenë nën ndikimin e hartografisë greke, posaçërisht të Ptolomeut ,të cilët i kanë shumë borxh si edhe Evropa. Harta gjeografike e Al-Idrisit (vit. 1154) është gjurmë e vetme e hartografisë.

Hartat gjeografike arabe kanë qenë më të mira, më të qarta dhe më shumë janë përputhur me argumente shkencore,se ato harta gjeografike evropiane të shekullit mesjetar, në të cilët kryesisht ka dominuar mitologjia fetare (Mappae Mundi). Gjurmët mitologjike shihen qartë në hartat gjeografike të Psalterit (rreth vit. 1200), Hetorfordit (1280) Marina Sanotoa (1321), Estea (1459) etj.

Edhe pse të kufizuar, hartografët evropian nuk kanë lënë pas dore njohuritë myslimane,të cilat ata i kanë arritur në këtë degë shkencore. Ndikimi i hartografisë islame është mjaft e theksuar në hartat gjeografike të Mas Marina Sanotoes, me të cilën sqaron bllokadën ekonomike të botës islame. Kraqkovski konsideron se kjo është kopje nga atlasi botëror islam.

Kulminacionin e vet hartografia evropiane e ka arritur me paraqitjen e të ashtuquajturës harta detare "Portoloni". Edhe në këto harta shihen gjurmët e gjeografisë myslimane dhe gjurmët e hartave detare myslimane për udhëtim nëpër Oqeanin Indian. Kimble në veprën e vet "Geography in the middle ages" thekson se në hartën gjeografike të botës, të cilën e ka projektuar Este më 1450 nuk shihet ndikimi i Ptolomeut , por gjurmët e arabëve dhe e hartografisë së tyre.

Në fund mund të themi se rrënjët e hartografisë bashkëkohore gjenden larg,pra në të kaluarën e hershme. Arabët dhe myslimanët gjatë mesjetës kanë qenë levë në mes të së vjetrës dhe të resë. Ata kanë ruajtur traditën dhe kanë begatuar gjeografinë me zbulime të reja gjeografike, me instrumente origjinale të navigacionit,me të menduarit e lirë etj. Kontributi dhe ndikimi i tyre në mendimin shkencor mbi gjeografinë ka zgjatur deri në kohën e renesancës evropiane dhe të zbulimeve të mëdha gjeografike

Recent Videos

760 views - 0 comments

Featured Products

No featured products

Upcoming Events

No upcoming events

Ora

FOX Sports

The Weather Channel

Paypal Donation Button

Webs Counter

Google Translator